Lidhje

Shoferët grek të kamionëve në grevë


Shoferët e kamionëve në Greqi, të cilët janë në grevë, thonë se nuk do ta përfillin urdhërin e qeverisë për t'u kthyer sot në punë.

Një anëtar i Sindikatës së kamionëve, Spiros Kapetanios, tha se shoferët do ta vazhdonjë grevën që filluan të hënën, megjithë kërcënimet për arrestime. Kamionistët po protestojnë kundër planeve të qeverisë që biznesi i tyre të jetë i hapur për konkurrencë, duke ndryshuar rregullat e liçencimit.

Ky plan është pjesë e masave që ra dakord të zbatojë qeveria greke, si kusht për të marrë huatë prej miliarda dollarësh nga BE-ja dhe FMN-ja.

Një ekip i të dyja organizatave vizitoi dje Athinën, për të inspektuar përparimin e qeverisë në zbatimin e planit. Një zëdhënës i qeverisë greke tha se greva ka shkaktuar mungesa në karburant dhe ushqime.

XS
SM
MD
LG