Lidhje

ASCAP dhe BMI në shërbim të artistëve të muzikës


Kurdoherë që dëgjojmë një këngë, në radio, në koncert, në televizon, në film, apo në Internet, madje edhe në reataurant, kompozitori paguhet. Kjo në saje të dy organizatave të mëdha në Shtetet e Bashkuara, BMI ose Broadcast Music Publishers, Botuesit e Muzikës së Transmetimeve dhe ASCAP; the American Society of Composers, Authors and Publishers, Shoqata Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve. Më 13 shkurt ASCAP shënoi 100 vjetorin e përfaqësimit nga ana e saj të interesave të kompozitorëve.

please wait

No media source currently available

0:00 0:04:34 0:00
Direct link

100 vjet më parë, kompozitori italian Giacomo Puccini ishte për drekë në Nju Jork me Victor Herbert, kompozitori kryesor i operetave në vend. Një orkestër në restaurant filloi të luante muzikë nga hiti i Herbertit, Sweethearts.

Puccini u indinjua, thotë kompozitori Paul Williams, i cili është president i ASCAP-së.

"Ai i tha Victor Herbert-it, ‘Përse nuk e liçencon këtë muzikë? Ti duhet të paguehesh për të, sepse në Evropë ne paguhemi”. Kjo tingëlloi si një ide e shkëlqyer”.

Kjo i shërbeu Herbertit të mblidhte disa nga figurat kryesore muzikore të kohës, si John Philip Sousa dhe Irving Berlin, për të themeluar Shoqatën Amerikane të Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve, ASCAP.

Presidenti Paul Williams thotë se shoqata është një organizatë jo fitim-prurëse dhe mbledh të ardhura me sensin e misionit. Ajo drejtohet nga kompozitorë, poetë dhe botues.

Ishte Judy Garland me “Somewhere Over the Rainbow”. Deri në vitin 1940 Shoqata Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve gëzonte monopolin e mbledhjes së të ardhurave nga përdorimi i veprave nga media të ndryshme, por radiot i zëvendësuan ato me pjesë të pa liçencuara.

Ndërkohë, transmetuesit kishin krijuar shoqatën e tyre BMI, Botuesit e Muzikës së Transmetimeve, që me kalimin e viteve, lidhi kontrata me artistë të rinj si Chuck Berry, Buddy Holly dhe Beatles. Kjo shoqatë për pak e humbi krejtësisht shansin e ‘rock and roll-it” dhe Bruce Pollock, i cili ka shkruar historikun e saj, thotë se u desh shumë kohë që ata të kapnin kohën. Dhe ja tani Chuck Berry me “Johnny B. Goode”.

Shoqata e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve përfaqëson 500 mijë kompozitorë të të gjitha zhanreve muzikore dhe fiton rreth një miliardë dollarë nga transmetimit në vit.

Një nga funksionet më të rëndësishme të Shoqatës së Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve, është sensi i stabilitetit që u jep kompozitorëve të këngëve. Por edhe sot, shoqata ndesh në çështje ligjore, siç është ajo me kompaninë Pandora, një stacion radioje në internet.
XS
SM
MD
LG