Lidhje

Shoqata e të verbërve kërkon ligj modern përfaqësimi


Shoqata e të verbërve të Shqipërisë ështe e para organizatë e shoqërisë civile e themeluar në Shqipëri në janarin e vitit 1991 menjëherë pas shpalljes së pluralizmit politik. Ajo sapo ka mbushur 23 vjet nga themelimi i saj dhe aktualisht ka afro 11 mijë anëtarë.

Shoqata e te verberve ne Shqiperi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:39 0:00


Në këto dy dekada shoqatat e personave me aftësi të kufizuara kanë arritur të ndërgjegjësojnë shoqërinë dhe politikën për të hartuar ligje mbi mbrojtjen sociale. Kryetari i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj, thotë se sfida më e madhe është mbrojtja e dinjitetit njerëzor, lufta kundër përjashtimit shoqëror dhe e ndërgjegjësimit të qarqeve politike për t'i pranuar dhe ndihmuar këta njerëz me ligje bashkëkohore.
Zoti Tafaj thotë se populli shqiptar është shumë human dhe i ndihmon mjaft personat me aftësi të kufizuara, por shpesh deri tani është politika që u shmanget përgjegjësive shtetërore dhe ligjore ndaj kësaj shtrese. Bëhet fjalë për të drejta ligjore dhe kushtetuese që atyre u takojnë në përputhje me konventat botërore, dhe që qeveria e re ua ka premtuar t'i realizojë sipas standarteve europiane.
Ky përvjetor i 23 i themelimit të shoqatës përkon edhe me një projekt-ligj të ri që po shqyrtohet nga parlamenti i ri lidhur me të drejtat e përfaqësimit të tyre. Zoti Tafaj tregon se lidhur me këtë projekt-ligj qeveria e re socialiste ka qenë nismëtare e shumë ndryshimeve bashkëkohore, ndërkohë që qeveria e mëparshme bëri shumë ndryshime në dëm të personave me aftësi të kufizuara.
Organizatat e personave me aftësi të kufizuara janë grupuar në një këshill kombëtar me 5 shoqata si invalidët e punës, para-tetraplegjikëve, njerëzve që nuk dëgjojnë dhe prindërve të atyre me të meta mendore; të gjithë së bashku kanë mbi 120 mijë anëtarë.
XS
SM
MD
LG