Lidhje

Shoqëritë ajrore British Airways dhe Iberia finalizuan kontratën e shkrirjes


Shoqëritë ajrore British Airways dhe Iberia finalizuan kontratën e shkrirjes
Shoqëritë ajrore British Airways dhe Iberia finalizuan kontratën e shkrirjes

Shoqëritë ajrore British Airways dhe Iberia finalizuan sot kontratën e shkrirjes në një të të dy kompanive, por mosmarrëveshjet me sindikatat mund të bëhen pengesë.

Të dy shoqëritë do të fluturojnë me emrat e tanishëm por ky bashkim i korporatave krijon shoqërinë e tretë më të madhe në Evropë pas Luftansës dhe Air Francë-KLM.

Ky bashkim pritet t’u japë pasagjerëve të British Airways më shumë qasje ndaj linjave të Iberias për udhëtimet në Amerikën e Jugut ndërsa klientëve të Iberias më shumë lidhje në destinacionet e Amerikës së Veriut që kryhen nga British Airways.

XS
SM
MD
LG