Lidhje

Hetime për incidentin tek Kapitoli

  • Cindy Saine

Autoritetet amerikane po përpiqen të gjejnë arsyen përse një grua me fëmijën e saj u përpoq të çante barrierën përpara Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar një ndjekje që përfundoi me vrasjen e saj nga policia.

E ëma e viktimës e identifikoi atë si 34 vjeçaren Miriam Carey. Ajo i tha kanalit ABC News se vajza e saj vuajte me depresion pas lindjes së fëmijës së saj në gushtin e kaluar. Burime të policisë thonë se gruaja kishte një histori të sëmundjeve mendore dhe mendonte se Presidenti Barack Obama komunikonte me të.


Ligjvënësit dhe personeli i tyre në ndërtesën e Kongresit u bllokuan për rreth një orë ndërsa u zhvillua ky incident dje, por policia tha se nuk pati në asnjë rast rrezik për ligjvënësit brenda ndërtesës..

Shefja e policisë së Uashingtonit Cathy Lanier tha se policia qëlloi në dy vende para se të qëllonte viktimën për vdekje brenda në makinën e saj.

Autoritetet thanë se dy oficerë u plagosën gjatë incidentit por pritet të mëkëmben. Ata nuk besojnë se incidienti ishte i lidhur me mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane.
XS
SM
MD
LG