Lidhje

Shtatë të vdekur nga shpërthimi në Nju Jork


Shtatë persona janë konfirmuar të vdekur nga shpërthimi i cili dje shkatërroi dy ndërtesa në lagjen Harlem të Nju Jorkut për shkak të një rrjedhjeje gazi.Të paktën 63 vetë janë plagosur.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio e cilësoi këtë si tragjedinë më të rëndë të këtij lloji, pasi ndodhi pa lejuar kohë për të shpëtuar banorët nga ndërtesat.

Shpërthimi ndodhi pak pasi dikush në një ndërtesë aty pranë u telefonoi autoriteteve për të raportuar se kishte nuhatur gaz. Kompania furnizuese Consolidated Edison dërgoi dy ekipe në zonë, por ata arritën pasi ndodhi shpërthimi.

Një tym i dendur nga ndërtesat mund të shihej nga një pjesë e mirë e Manhatanit. Mbetjet nga shembja kishin mbuluar trotuaret dhe rrugët e zonës dhe një pjesë të shinave të trenit rajonal, duke bërë të nevojshme ndërprerjen e trafikut hekurudhor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG