Lidhje

Shpërthim në Nigeri, të paktën 71 të vrarë


Policia në Nigeri thotë se një shpërthim në një stacion autobuzi ka shkaktuar mbi 71 të vrarë dhe mbi 120 të plagosur.

Shpërthimi shkatërroi terminalin Nijania në periferi të kryeqytetit Abuxha, ndërsa njerëzit ishin duke shkuar në punë në mëngjes.

Agjencia nigeriane e lajmeve citon një të mbijetuar, të ketë thënë se shpërthimi ndodhi në një makinë të parkuar pranë autobuzëve dhe se shoferi i saj u zhduk para shpërthimit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë, por dyshimet për shpërthimin bien mbi grupin islamik Boko Haram, që shpesh kryen sulme në ambjente publike, si tregje dhe shkolla.
XS
SM
MD
LG