Lidhje

Shpërthim vetëvrasës në Afganistan


Zyrtarët thanë se nga një shpërthim vetvrasës në kompleksin e ministrisë së Brendshme afgane në Kabul, u vranë të paktën gjashtë oficerë policie.

Një zëdhënës tha se autori i sulmit, i veshur me uniformë ushtarake, e aktivizoi lëndën shpërthyese në hyrjen kryesore të ndërtesës. Shpërthimi ndodh në prag të zgjedhjeve të së shtunës.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin duke thënë se autori mundi të kalojë përmes disa pikave të kontrollit, para se të kryente shpërthimin.

Grupi taleban po përpiqet të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale dhe i ka paralajmëruar votuesit të mos marrin pjesë në to.
XS
SM
MD
LG