Lidhje

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe ndikimi tek ekuilibri i fuqive botërore

  • Al Pessin

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe ndikimi tek ekuilibri i fuqive botërore

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe ndikimi tek ekuilibri i fuqive botërore

Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, kjo i dha fund bashkimit të një superfuqie të krijuar nga bashkimi i burimeve të më shumë se 12 vendeve.

Kjo e la shtetin më të madh të Bashkimit të republikave, Rusinë, të paaftë të ruante një fuqi të ngjashme me atë që pati Bashkimi Sovjetik për dekada me radhë.

Eksperti James Nixey i Qendrës Kërkimore “Chatham House” të Londrës, thotë se rusët vazhdojnë ta kenë tepër të vështirë për t’u mësuar me këtë situatë;

"Këto ditë tani kanë marrë fund dhe Rusia duhet të pajtohet me faktin se nuk është më një perandori. Koha e Perandorisë ka marrë fund. Edhe sfera e saj e influencës është një anakronizëm.”

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi Thomas Pickering thotë se pas vitit 1991 bota u zhvillua në një farë mënyre sipas linjave që priste Rusia dhe që nuk i pëlqenin Shteteve të Bashkuara. Ai thotë:

“Rusët në fillim flisnin për polaritet të shumëfishtë, një term që nuk pëlqehej në Shtetet e Bashkuara. Por në fund të fundit, Rusia, Kina dhe India, në një fare mase edhe Evropa e Japonia, janë të gjitha lojtare në skenën botërore, ndoshta këtu mund të përfshihet edhe Brazili. Ne do të na duhet të punojmë me ta dhe të gjejmë mënyra të reja bashkëpunimi.”

Rusia ende përpiqet të ketë ndikim në politikat ndërkombëtare.

Kohët e fundit ajo u bë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë, një zhvillim për të cilin delegati rus në Organizatë Anatoli Chubais tha se është hapi i parë drejt një roli më të madh në arenën ndërkombëtare:

"Pas rreth 100 vjetësh të historisë së komplikuar të Rusisë, pas Revolucionit Bolshevik dhe pas atij Demokratik të vitit 1991, Rusia po kthehet përsëri në gjirin e botës së civilizuar"

Një rol më konstruktiv i Rusisë mund të mirëpritet nga Perëndimi, që ka bashkëpunuar me Moskën për disa çështje, përfshirë Korenë e Veriut:

"Në kushte normale, Rusia luan një rol përçarës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo dëshiron të ketë një rol global dhe do të ketë të njëjtin vend në botë si edhe më parë. Dhe ende mund ta bëjë këtë në një fare mase. Por në shumicën e rasteve, ajo vepron si kundërpeshë për Perëndimin"

Bota ka ndryshuar shumë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Kina është bërë një fuqi e madhe botërore.

Bashkimi Evropian është zgjeruar deri në sferën e vjetër të ndikimit të Bashkimit Sovjetik dhe madje mund të shkojë edhe më tutje, deri tek vetë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Grupet militante janë përpjekur të gjejnë mbështetje të tjera financiare.

Ekpertët thonë se 20 vjet më vonë udhëheqësit rusë po përballen me një zgjedhje: të përpiqen të rifitojnë lavdinë e shkuar të Bashkimit Sovjetik, që mund të ketë humbur një here e përgjithmonë, ose të bëhen partnerë konstruktivë në botën shumëpolëshe që kishin imagjinuar ish-udhëheqësit e vendit.

XS
SM
MD
LG