Lidhje

Shpërthejnë protesta të reja për djegien e Kuranit në Afganistan


Shpërthejnë protesta të reja për djegien e Kuranit në Afganistan

Shpërthejnë protesta të reja për djegien e Kuranit në Afganistan

Protestat vdekjeprurëse anti-amerikane vazhdojnë në Afganistan për të katërtën ditë ndërsa zemërimi mbi djegien e kuranit në një ndërtesë të Natos u përhap në mbarë vendin.

Zyrtarët afganë thane se të paktën dy persona u vranë në demonstratat e sotme duke e çuar numrin e vdekjeve në të paktën 15. Dy ushtarë amerikanë ishin mes të vrarëve në demonstratat e djeshme.

Mijëra protestues dolën në rrugët e Kabulit dhe në provincat lindore të Nangarharit dhe Ghaznit, pas lutjeve të së premtes me thirrjet "vdekje Amerikës."

Demonstratat vazhduan me gjithë thirrjet për përmbajtje nga zyrtarët afganë dhe ata të Natos.

Sot komandanti i forcave të sigurisë, gjenerali amerikan John Allen, tha se një hetim i përbashkët i koalicionit dhe qeverisë afgane për "keqpërdorimin e materialeve fetare" në bazën ajrore të Bagramit vazhdon dhe po merren në pyetje disa dëshmitarë të incidentit të së djelës.

Gjenerali Allen publikoi një deklaratë ku thuhet se "duke punuar së bashku me udhëheqjen afgane është e vetmja rrugë për ne për të korriguar këtë gabim madhor dhe për të siguruar që ai nuk përsëritet asnjëherë."

Presidenti amerikan Barack Obama i dërgoi një falje me shkrim për presidentin afgan Hamid Karzai rreth përdhosjes së Kuranit në bazën e Bagramit.

Ambasada amerikane në Kabul i ka bërë thirrje amerikanëve të mënjanojnë lëvizje të panevojshme brenda vendit.

XS
SM
MD
LG