Lidhje

Shpërthejnë sërish protestat në Siri


Shpërthejnë sërish protestat në Siri

Shpërthejnë sërish protestat në Siri

Të paktën 11 veta janë vrarë pasi forcat siriane të sigurisë hapën zjarr kundër protestuesve që dolën nëpër rrugë në të gjithë vendin në një tjetër raund demonstratash që synojnë rrëzimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Asad.

Demosntruesit u mblodhën në veri dhe rreth kryeqytetit Damask pavarësisht nga prania e gjerë ushtarake dhe frika e operacioneve për shtypjen e protestave kundër regjimit autokrat të Sirisë.

Protestuesit janë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave pro qeveritare për më shumë se 100 ditë.

Një aktivist i një organizate për të drejtat e njeriut në Siri, me qendër në Londër, tha për agjencitë franceze të lajmeve sot me telefon nga qyteti i Kiswah-së, se forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve edhe atje dhe nuk dihet numri i të plagosurve.

Hollësitë për dhunën e ditës sotme nuk janë të konfirmuara në mënyrë të pavarur, pasi Siria nuk lejon median e huaj që të mbulojë protestat.

Ndërkohë qeveria turke njofton se deri tani 12 mijë sirianë kanë mbërritur në Turqi ku po mbahen nëpër kampe të ndërtuara enkas për ta.

XS
SM
MD
LG