Lidhje

Shpërthen një platformë nafte në Gjirin e Meksikës


Një platformë për nxjerren e naftës ka shpërthyer në Gjirin e Meksikës. Roja Detare e SHBA tha se shpërthimi ndodhi sot rreth 145 kilometra në jug të Gjirit Vermilion përgjatë brigjeve të shtetit jugor të Luizianës. Shpërthimi ndezi një zjarr të madh në platformë, i cili thuhet të jetë duke vazhduar.

Roja Detare tha se 13 punonjësit që gjendeshin në platformë kanë shpëtuar ndërkohë që njëri prej tyre është plagosur. Helikopterët dhe anijet me ekipe të kërkim shpëtimit janë dislokuar në vendin e ngjarjes për shpëtimin e punonjësve të cilët ishin hedhur në ujë.

Zyrtarët thonë se nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Platforma e naftës është pronë e kompanisë së naftës Mariner Energy e cila e ka qendrën nëTeksas.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs tha se qeveria ka përgatitur të gjitha mjetet e duhura nëse njoftohet për ndotje të ujit. Zëdhënësi Gibbs tha se presidenti Obama është në një takim dhe nuk dihet nëse ai është njoftuar për situatën.

XS
SM
MD
LG