Lidhje

Shpërthim në qendër të Bejrutit


Ish ministri libanez i financave, Mohamad Chatah, një kritik i ashpër i presidentit sirian Bashar al-Asad, u vra nga shpërthimi i një makine bombë në qendër të Bejrutit.

Pesë persona të tjerë u vranë dhe rreth 70 u plagosën në shpërthimin e së premtes, i cili ndodhi pas një serie sulmesh sektare me bombë që kishin objektiv Shi'itët dhe myslimanët suni në Liban gjatë vitit të kaluar.

Mohamad Chatah, musliman i sektit suni, ishte një ekonomist i njohur dhe këshilltar i ish kryeministrit Saad Hariri. Më herët ai ka shërbyer edhe si ambasador i Libanit në Uashington.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Bejrut, Margaret Basheer thotë se sipas shumë vëshguesve, objekti i antentatit nuk duhet të ketë qënë 62 vjeçari Chatah.
Nga shpërthimi i sotëm, që ndodhi pranë zyrave kryesore të qeverisë u plagosën dhjetra të tjerë.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Kohët e fundit në Liban është shtuar dhuna që lidhet me konfliktin e përgjakshëm në Sirinë fqinje.
Mohamad Chatah ishte një kritik i ashpër i presidentit sirin Bashar al-Asad. Mesazhi i tij i fundit në Tweeter, i botuar një orë para se të vdiste kritikonte grupin militant libanez të Hezbollahuit, i cili ka mbështetur presidentin Asad në luftën civile të Sirisë.

Sekretari amerikane i Shtetit John Kerry e dënoi shpërthimin, duke e quajtur vrasjen e zotit Chatah një "sulm të neveritshëm dhe frikacak ndaj drejtësisë." Sekretari Kerry tha se vdekja e zotit Chatah është një humbje e madhe për popullin libanez dhe tha se përgjegjësit e këtij sulmi duhet nxirren para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG