Lidhje

Shpërthim në derën e apartamentit të nëndrejtorit të Policisë së Tiranës

  • Armand Mero

Shpërthim në derën e apartamentit të nëndrejtorit të Policisë së Tiranës

Shpërthim në derën e apartamentit të nëndrejtorit të Policisë së Tiranës

Në Tiranë në orët e para të mëngjesit një sasi lënde eksplozive shpërtheu në derën e apartamentit të nëndrejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça.

Nga shpërthimi në katin e shtatë të pallatit ku banonte nëndrejtori i policisë ka patur vetëm dëme materiale. Policia njoftoi se për ngjarjen janë pyetur disa persona, ndërsa pasdite falë një kamera të instaluar pranë hyrjes së banesës është bërë e mundur të dallohet një person me një kapele të bardhe dhe xhup të zi i cili ka vendosur eksplozivin dhe me pas është larguar.

Policia ka nisur menjëherë punën për identikitin e tij. Ende nuk ka një pistë kryesore të hteimit të kësaj ngjarjeje të rëndë, por dyshimet më të mëdha janë që ajo të lidhet me detyrën e nëndrejtorit të policisë.

Në muajin shtator opinioni në Shqipëri u trondit nga një ngjarje tjetër shumë e rëndë ku u vra gjykatësi Skerdilajd Konomi, pas shpërthtimit të një bombe të vendosur në makinën me të cilën ai udhëtonte.

XS
SM
MD
LG