Lidhje

Shpërthim në fabrikën e municioneve në Jemen; 78 të vdekur

  • Zëri Amerikës

Shpërthim në fabrikën e municioneve në Jemen; 78 të vdekur

Shpërthim në fabrikën e municioneve në Jemen; 78 të vdekur

Dëshmitarët jemenas thanë se shpërthimi në një fabrikë municionesh, e plaçkitur nga civilët në provincën jugore Abyan, ka shkaktuar të paktën 78 të vrarë dhe dhjetra të plagosur.

Dëshmitarët thanë se shpërthmi ndodhi sot afër qytetit Jaar, ndërsa banorët po vidhnin municione nga një fabrikë, që u bastis dje nga militantët islamikë, të cilët morën zonën nën kontroll.

Militantët morën munizione nga fabrika dhe u larguan, duke bërë të mundur hyrjen e plaçkitësve. Nuk është e qartë se cili ishte shkaku i shpërthimit. Mjekët thanë se shumë prej të plagosurve pësuan djegje.

Trazirat në Jemenin jugor janë më të fundit në krizën me të cilën përballet presidenti i vendit, Ali Abdullah Saleh, i cili po përpiqet të vejë nën kontroll një krizë politike në rritje.

XS
SM
MD
LG