Lidhje

9 të vrarë nga shpërthimi në Turqi


Turkey blast

Turkey blast

PresidentiAbdullah Gul e quajti shpërthimin vdekjeprurës në qytetin Gaziantep një “krim kundër njerëzimit”

Presidenti i Turqisë Abdullah Gul e quajti shpërthimin vdekjeprurës me bombë në qytetin Gaziantep një “krim kundër njerëzimit” dhe shprehu keqardhje për vdekjen e 9 viktimave, mes tyre 4 fëmijë.

Presidenti Gul tha në një deklaratë të publikuar sot se ai merr pjesë në dhimbjen e familjeve që humbën njerëzit e dashur nga ky shpërthim. Ai tha se dënon përgjegjësit e makinës bombë që shpërtheu pranë një stacioni policor në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë.

Përveç 9 të vdekurve, nga shpërthimi pati edhe 69 të plagosur.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan pritet të shkojë nesër në qytetin ku ka ndodhur shpërthimi. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG