Lidhje

Shpërthim në Zubin Potok


Shpërthim në Zubin Potok
Shpërthim në Zubin Potok

Në Kosovë policia bëri të ditur se dy makina të saj janë dëmtuar nga pasojat e një shpërthimi në oborrin e stacionit të policisë në Zubin Potok, një nga komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës.

Policia tha se shpërthimi i cili kaloi pa pasoja në njerëz ka ndodhur pas mesnate, ndërsa në të njëjtën kohë i ishte vënë zjarri një makine private të një pjesëtari të policisë të të njëjtit stacion.

Një zëdhënës tha se njësitë e specializuara kanë arritur në përfundimin se mjeti shpërthyes është granatë e prodhimit jugosllav. Tash për tash nuk ka pasur të arrestuar dhe policia nuk ka të dhëna për motivet apo autorët e mundshëm të shpërthimit.

Veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe është skenë e kundërshtimeve të pavarësisë së Kosovës dhe rrjedhimisht edhe institucioneve të saj.

XS
SM
MD
LG