Lidhje

Shpërthim në Nevada, shtatë marinsa gjejnë vdekjen


Një shpërthim gjatë një stërvitje ushtarake ka vrarë shtatë marinsa amerikanë dhe ka plagosur shtatë të tjerë në një magazinë ushtarake municionesh në shtetin e Nevadës.

Një zëdhënëse e ushtrisë tha se shpërthimi ndodhi të hënën vonë gjatë një stërvitje në bazën Hawthorne.

Marinsat e përfshirë në trajnim janë të dislokuar në kampin Lejeune, në Karolinën e Veriut. Shkaku i shpërthimit është nën hetim.

Objekti ushtarak prej 60,000 hektarësh përdoret për magazinimin e municioneve dhe pajisjeve të tjera ushtarake.
XS
SM
MD
LG