Lidhje

Shpërthim para shtëpisë së redaktorit përgjegjës të Radio Mitrovicës


Shpërthim para shtëpisë së redaktorit përgjegjës të Radio Mitrovicës
Shpërthim para shtëpisë së redaktorit përgjegjës të Radio Mitrovicës

Autoritetet e policisë në Kosovë thanë se një mjet shpërthyes është hedhur para shtëpisë së redaktorit përgjegjës të Radio Mitrovicës me seli në Zveçan, Çaslav Milisavleviç. Shpërthimi i cili ka ndodhur pas mesnatës, në një zonë të banuar në tërësi me pjesëtarë të komunitetit serb, ka kaluar pa pasoja në njerëz, ndërsa ka dëmtuar tri makina në pronësi private.

Policia tha se ende nuk dihet asgjë për rrethanat, motivet apo autorët e mundshëm të këtij sulmi ndaj zoti Milisavlevic i cili konsiderohet gazetar me pikëpamje të moderuara.

Policia nuk ka dashur të komentojë nëse sulmi ishte i drejtuar ndaj të birit të zotit Milisavlevic, i cili të jetë anëtarë i këshillit për themelimin e komunës së veriut të Mitrovicës.

Incidenti është dënuar ndërkaq nga shoqatat e gazetarëve të Kosovës, të cilat e cilësuan atë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes, duke kërkuar nga organet e rendit zbardhjen sa më të shpejtë të incidentit dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Veriu i Mitrovicës, i banuar me shumicë serbe vazhdon të jetë skenë e ndarjeve më të thella etnike dhe kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës. Incidenti i mbrëmshëm është i treti më radhë në atë pjesë të Kosovës gjatë këtij muaji.

XS
SM
MD
LG