Lidhje

Shpërthim pranë hotelit të vëzhguesve të OKB-së në Damask


Turkey Syria

Turkey Syria

Televizioni shtetëror sirian tha se një bombë ka shpërthyer pranë një hoteli ku qëndrojnë vëzhguesit e OKB-së në Damask duke plagosur tre persona.

Sipas njoftimit, shpërthimi i sotëm u shkaktua nga një bombë e vendosur në një kamion nafte.

Zëvendës ministri i jashtëm sirian Faisal Mekdad tha se asnjë nga vëzhguesit nuk u plagos nga shpërthimi. Ai i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të punojë së bashku me Sirinë kundër terrorizmit.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë nesër situatën në Siri, një ditë para se të përfundojë mandate i vëzhguesve më 19 gusht.

Ndërkohë, 57 vendet anëtare të Organizatës Islamike të Bashkëpunimit po mbajnë një takim të nivelit të lartë në Mekë pasi ranë dakort të rekomandojnë pezullimin e Sirisë nga grupi. Ministri i jashtëm i Iranit – një aleatët më të fortë të Sirisë – tha se vendi i tij nuk do ta pranojë asnjëherë propozimin.
XS
SM
MD
LG