Lidhje

Tritol biznesmenit, tre të plagosur


Tiranë, shpërthim i telekomanduar në zyrat e një sipërmarrësi ndërtimi Armando Ceka. Të plagosurit në gjendje të rëndë

Në Shqipëri, një tjetër shpërthim eksplozivi ndodhi sot në Tiranë, në një zonë qëndrore të kryeqytetit. Një sipërmarrës ndërtimi dhe dy bashkëpunëtorë të tij mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombe të telekomanduar e cila ishte vendosur në ambientet e përdorura si zyrë nga sipërmarrësi. Dy prej tyre të plagosurve janë në gjendje të rëndë

Shpërthim eksplozivi në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00


Shpërthimi i sotëm, në rrugën Pjetër Budi në Tiranë, në një zonë qendrore, ndodhi gjatë paradites, kur dhe fluksi i lëvizjeve është i lartë. Ambientet e lokalit që përdorej si zyrë nga sipërmarrësi Armando Ceka, ndodhen buzë rrugës. Sipas policisë bëhet fjalë për një sasi tritoli prej 500 gramësh, i telekomanduar. Sipërmarrësi Ceka dhe dy bashkëpunëtorë të tij, sapo kishin hyrë kur janë goditur nga vala e shpërthimit e cila dëmtoi katin e parë të ndërtesës si dhe një makinë që ishte parkuar aty pranë.

Dëshmitar okularë që u gjenden aty pranë ato momente treguan për mediat se personat e prekur nga shpërthimi kishin marrë dëmtime të shumta e madje edhe ishin gjymtuar. Të tre të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital ku sipas burimeve, të paktën për dy prej tyre, të cilët janë edhe në gjendje të rëndë, mjekët janë detyruar të bëjnë amputimin e gjymtyrëve të poshtme. Sipërmarrësi Ceka ka humbur njërën këmbë, ndërsa bashkëpunëtori i tij Julian Cela i ka humbur të dyja.

Ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare mbi motivet e kësaj ngjarjeje. Sipërmarrësi Ceka, vepronte në fushën e ndërtimeve. Shtatorin e kaluar ai kishte qenë shënjestër i një tjetër shpërthimi, një bombe të vendosur në makinën e tij. Burime jo zyrtare policore shpjegojnë se Ceka kishte probleme të shumta me personat të cilëve u kishte shitur apartamente, për shkak të mosrespektimit të kontratave.

Shpërthimet me eksploziv kanë shënuar një rritje shqetësuese kohët e fundit. Objektiv i tyre kanë qenë kryesisht sipërmarrës. Pak javë më parë një tjetër biznesmen në fushën e ndërtimeve humbi jetën në Durrës, pasi makina me të cilën udhëton shpërtheu. Ndërkohë një grup që mendohet të jetë autor i disa shpërthimeve në dy vitet e fundit u zbulua pak kohë më parë. Mes tyre dhe një vrasës me pagesë i cili ka pranuar të jetë autori i vrasjes të së paku dy personave dhe se ka përgatur disa bomba me telekomandë të përdorura në raste të tjera.
XS
SM
MD
LG