Lidhje

Shpërthimi në një tubacion gazi në Turqi ndërpren transportin nga Irani

  • Zëri Amerikës

Shpërthimi në një tubacion gazi në Turqi ndërpren transportin nga Irani

Shpërthimi në një tubacion gazi në Turqi ndërpren transportin nga Irani

Një shpërthim në një tub gazi në Turqi ka shkaktuar ndërprerjen e transportimit të gazit nga Irani fqinj.

Zyrtarët thonë se shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm në territotin turk, përgjatë kufirit me Iranin. Autoritet thonë se zjarri u shua, por do të duhen disa ditë për të bërë riparimet e nevojshme për të rifilluar transportimi i gazit. Nuk ka patur njoftime mbi shkakun e shpërthimit.

Kohët e fundit kanë ndodhur një sërë shpërthimesh në tubat e transportimit të gazit përgjatë kufirit të Iranit me Turqinë.

Në fillim të këtij muaji, forcat iraniane të sigurisë vranë tre rebelë kurdë, të dyshuar për hedhjen në erë të tubit kryesor që transporton gazin në Turqi.

XS
SM
MD
LG