Lidhje

Shpërthim vetëvrasës në Afganistan, 17 të vrarë e shumë të plagosur


Shpërthim vetëvrasës në Afganistan, 17 të vrarë e shumë të plagosur
Shpërthim vetëvrasës në Afganistan, 17 të vrarë e shumë të plagosur

Talebanët morën përgjegjësinë për një shpërthim vetëvrasës në një banjë publike në Afganistanin jugor, nga i cili u vranë 17 veta dhe u plagosën shumë të tjerë.

Burimet bëjnë të ditur se shpërthimi i sotëm në qytetin Spin Boldak të provincës së Kandaharit, kishte në shënjestër një komandant të lartë të policisë kufitare, i cili ishte mes të vrarëve.

Në akte të tjera dhune po sot, forcat e NATO-s thanë se 3 ushtarë të koalicionit humbën jetën në dy sulme të veçanta në Afganistanin jugor dhe lindor. NATO-ja nuk njoftoi identitetin e ushtarëve apo vendin e saktë ku u kryen sulmet.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë edhe 1,400 marinsa të tjerë në Afganistan në përpjekje për të konsoliduar përparimin e arritur deri tani në largimin e Talebanevë nga zonat, që kontrollojnë.

Një zëdhënës i Pentagonit tha dje se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, miratoi dislokimin afatshkurtër të trupave. Marinsat po dërgohet para shkallëzimit të mundëshëm të luftimeve në pranverë dhe pritet të qendrojnë në terren vetëm për 90 ditë.

Gazeta The Wall Street Journal citoi disa zyrtarë amerikanë anonimë të kenë thënë se shumica e trupave do të dislokohen në jug të Afganistanit, zona e luftimeve të shumta kundër Talebanëve gjatë muajve të fundit.

Në dhjetor 2009, presidenti Barak Obama njoftoi shtimin me 30 mijë të trupave në Afganistan dhe autorizoi dislokimin e 3 mijë trupave të tjera për të plotësuar nevoja të paparashikuara. Dislokimet e reja të marinsave janë brenda këtyre kufijve.

Aktualisht në Afganistan ndodhen 97 mijë trupa amerikane dhe 45 mijë trupa nga vende të tjera.

Muajin e kaluar, zoti Obama tha se në luftë po bëhej mjaft përparim aq sa për të filluar tërheqjen në korrik dhe kalimin e sigurisë tek afganët deri në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG