Lidhje

Shpërthim vetvrasës në Damask, 25 të vdekur


Shpërthim vetvrasës në Damask, 25 të vdekur
Shpërthim vetvrasës në Damask, 25 të vdekur

Media shtetërore siriane thotë se një sulm vetëvrasës ka tronditur qendrën e Damaskut, duke vrarë të paktën 25 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Agjencia zyrtare e lajmeve SANA thotë se një person hodhi sot veten në erë në një udhëkryq në lagjen Midan të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, 46 vetë janë plagosur.

Njoftimet e medias bëjnë të ditur se objektivi i sulmit duket se ishte një autobus me policë.

XS
SM
MD
LG