Lidhje

Shpërthime dhune në Bosnje


Ministri i Jashtëm i Bosnjes, Zlatko Lagumdzija, u zotua sot të parandalojë përhapjen e mëtejshme të dhunës, pas trazirave të djeshme, kur protestuesit sulmuan disa ndërtesa qeveritare, duke u vënë atyre zjarrin dhe duke djegur makina nëpër rrugë.

“1992 nuk do të përsëritet më. Ne do të bëjmë gjithshka ta parandalojmë. Brezi i sotëm që lindi pas lufte, që pa varfërimin e prindërve të tyre pas grabitjeve të mëdha gjatë privatizimit dhe korrupsionit që pasoi, janë fëmijët tanë, ne do të bëjmë gjithshka për ta, pavarësisht shkatërrimeve që bënë dje”.

Trazirat e djeshme kanë qënë nga më të rëndat në Bosnje që pas luftës së viteve 1992-1995. Sipas burimeve spitalore rreth 200 banorë morrën plagë të ndryshme nga përleshjet me policinë. Protestuesit shprehnin pakënaqsinë e tyre ndaj gjendjes së rëndë ekonomike duke e akuzuar qeverinë se është e korruptuar. Vlerësohet se papunësia në Bosnje është 25 për qind. Privatizimet që pasuan luftën në Bosnjen dëmtuan rëndë klasën e mesme dhe e zhytën vendin në varfëri ndërkohë që një grusht afaristësh u pasuruan.
XS
SM
MD
LG