Lidhje

Dy shpërthime masive tronditën Damaskun qendror


Media shtetërore siriane thotë se të paktën dy shpërthime masive tronditën sot Damaskun qendror duke shkaktuar vdekjen e të paktën dhjete vetëve, ndërsa shqetësimet ndërkombëtare rriten lidhur me përkeqësimin e gjendjes pas armëpushimit në Siri.

Aktivistët thonë se një shpërthim ndodhi pranë një xhamie ku protestuesit anti-qeveritarë u mblodhën sot pas lutjeve të së premtes. Qeveria fajësoi “terroristët” për atë që e quajti sulm terrorist me bombë.

Më herët një shpërthim ndodhi në një zonë industriale aty pranë.

Shpërthimet ndodhin ndërsa mijëra protestues kishin dalë nëpër qytete siriane, përfshirë qendrat e kryengritjes Aleppo dhe Hama, me kërkesën për largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Assad. Edhe sot vazhduan kritikat e ashpra të Shteteve të Bashkuara, zyrtarëve të lartë të OKB-së dhe Bashkimit Evropian ndaj Sirisë, që nuk ka zbatuar planin e paqes të ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.

XS
SM
MD
LG