Lidhje

Shpërthime në ambasadën e Zvicrës dhe Kilit në Itali

  • Zëri Amerikës

Shpërthime në ambasadën e Zvicrës dhe Kilit në Itali

Shpërthime në ambasadën e Zvicrës dhe Kilit në Itali

Dy pako bombë shpërthyen në ambasadën sviceriane dhe atë kiliane në Romë, duke plagosur dy persona.

Incidenti i parë ndodhi në ambasadën sviceriane ku punonjësi që hapi pakon u plagos rëndë në të dyja duart. Shpërthimi i dytë ndodhi pas disa orësh në ambasadën e Kilit ku u plagos gjithashtu një person.

Agjencia e lajmeve ANSA njoftoi për një pako të dyshimtë edhe në ambasadën e Ukrainës në Romë.

Ministri i jashtëm italian Franco Fratini e quajti sulmin një akt dhune. Nuk është e qartë se kujt i drejtoheshin pakot. Punonjësi i ambasadës sviceriane u shtrua në spital ndërsa zjarrëfikësit dhe policia hyjnë në ambasadë për të hetuar shpërthimin.

Shpërthimet ndodhin ndërsa janë shtuar shqetësimet në Evropë rreth sulmeve të mundshme në sezonin e festave pas një sulmi vetvrasës në Stokholm dhe arrestimeve këtë javë të 12 terroristëve të dyshuar në Britani.

XS
SM
MD
LG