Lidhje

Talebanët marrin përgjegjësinë për shpërthimet në Pakistan

  • Zëri Amerikës

Talebanët marrin përgjegjësinë për shpërthimet në Pakistan

Talebanët marrin përgjegjësinë për shpërthimet në Pakistan

Grupi taleban i Pakistanit mori përgjegjësinë për dy sulmet vetëvrasëse me bombë që shkaktuan 24 të vrarë dhe më tepër se 80 të plagosur në qytetin Kueta në jugperëndim të vendit.

Policia tha se sulmuesi i parë e aktivizoi eksplozivin që kishte në makinë jashtë banesës së zëvendës-komandantit të trupave paraushtarake në provincën e Baluçistanit, brigadierit Faruk Shehzad. Pas shpërthimit, sulmuesi i dytë hyri në ndërtesë dhe aktivizoi lëndët shpërthyese që kishte me vete. Ndërtesa u dëmtua rëndë nga shpërthimet.

Zëdhënësi i talebanëve në Pakistan i tha agjencive të lajmeve se sulmi ishte kryer si hakmarrje për arrestimin të hënën të udhëheqësit të lartë të Al Kaidës Junis al-Mauritani dhe dy operativëve të tjerë të Kuetës.

XS
SM
MD
LG