Lidhje

Të paktën 6 të vrarë nga dy shpërthime në Turqi


Të paktën 6 persona humbën jetën dhe mbi 120 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i dy makinave bombë në Turqinë lindore sot në mëngjes.

Makina e parë shpërtheu në provincën Van, pranë rajonit të policië, duke shkaktuar vrasjen e një polici dhe dy civilëve, dhe duke plagosur dhjetra të tjera mes të cilëve 20 policë. Disa orë më vonë një makinë e dytë shpërtheu në rajonin policor të Elezigut, duke vrarë tre vetë dhe plagosur të paktën 100 të tjerë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por autoritetet në të kaluarën për sulme të ngjashme në rajonet lindore të Turqisë kanë fajësuar kryengritësit kurdë.

XS
SM
MD
LG