Lidhje

Shpërthime terroriste në Çad


Autoritetet në Çad njoftuan se të paktën 37 persona u vranë sot nga tre shpërthime të organizuara prej islamistëve të organizatës Boko Haram, në një qytet pranë kufirit me Nigerinë.

Dëshmitarët dhe zyrtarët e spitalit thanë se të paktën edhe 50 persona të tjerë u plagosën në qytetin Baga Sola, pranë Liqenit Çad. Sipas agjensisë franceze të lajmeve, njëri prej shpërthimeve ndodhi në tregun vendas të peshkut, ndërsa dy të tjerët në një kamp refugjatësh.

Javës së kaluar, ekstremistët e organizatës Boko Haram u përplasën me forcat ushtarake të Çadit, ku sipas burimeve të ushtrisë u vranë 11 ushtarë dhe 17 ekstremistë.

XS
SM
MD
LG