Lidhje

Shpërthimet në Pakistan u marrin jetën 36 njerëzve


Shpërthimet në Pakistan u marrin jetën 36 njerëzve
Shpërthimet në Pakistan u marrin jetën 36 njerëzve

Zyrtarët në Pakistan thonë se tre sulme të veçanta me bomba kanë vrarë të paktën 36 njerëz në veriperëndim të vendit.

Policia thotë se tre njerëz humbën jetën nga një shpërthim në periferi të kryeqytetit Peshawar të provincës Khyber-Pakhtunkhwa.

Në një sulm tjetër, autoritetet thanë se një vetvrasës me bombë hodhi në erë një xhami në rajonin fisnor Waziristan, duke vrarë të paktën 26 njerëz, përfshi një klerik lokal, që ishte objektivi i sulmit. Zona cilësohet si një bazë e aktiviteteve të kontrolluara nga militantët talebanë.

Ndërsa bomba e tretë shpërtheu gjatë një mbledhjeje të udhëheqësve fisnorë në rajonin Kurram, duke vrarë shtatë njerëz. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Në një zhvillim tjetër të hënën, zyrtarët pakistanez të sigurisë thonë se raketa që mendohet se janë qëlluar nga aeroplanë të telekomanduar amerikanë, vranë të paktën 12 njerëz në rajonin fisnor të Vaziristanit verior.

XS
SM
MD
LG