Lidhje

Shpërthimi vetvrasës shkakton të paktën 47 viktima në Pakistan

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët pakistanez thanë se një vetvrasës me bombë shkaktoi të paktën 47 viktima dhe plagosi gati 100 të tjerë në një zonë fisnore në veriperëndim të vendit pranë kufirit afgan.

Policia tha sot se sulmuesi aktivizoi lëndën shpërthyese pranë një zyre qeveritare në fshatin Jakagund në rajonin e Mohmandit. Ata thanë se shpërthimi në orët e para të mëngjesit rrëzoi dhjetra ndërtesa.

Mohmand është pjesë e një zone fisnore të pa kontrolluar nga Pakistani ku militantët talebanë dhe ata të al-Kaidës besohet se gjejnë strehim. Ushtria pakistaneze ka ndërmarrë operacione më Mohmand por nuk ka qënë në gjendje të gjejë militantët.

Pakistani është nën trysninë e Shteteve të Bashkuara të ndjekë kryengritësit të cilët kanë ndërmarrë gjithashtu sulme kundër forcave perendimore në Afganistan.

XS
SM
MD
LG