Lidhje

Shpërthimi vret 6 ushtarë britanikë në Afganistan


6 ushtarë britanikë mbetën të vrarë kur makina e tyre e blinduar ndeshi në një bombë anës rrugës në Afganistanin jugor.

Ushtarët po patrullonin rrugët në provincën e Helmandit dje kur ndodhi shpërthimi. Ky shënon incidentin më vdekjeprurës për trupat britanike në Afganistan, që nga rrëzimi i një helikopteri në vitin 2006, ku u vranë 14 persona.

Këto të vrarë e çojnë numrin e viktimave britanike në luftën e Afganistanin në 404 vetë, vendi me numrin më të madh të viktimave, pas Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri britanik David Cameron foli me dhimbje për incidentin, por shtoi se misioni në Afganistan mbetet i rëndësishëm për sigurinë kombëtare të vendit.

Britania ka rreth 9 mijë e 500 trupa në Afganistan, shumica e tyre në provincën e Helmandit dhe ka në plan të tërheqë disa qindra prej tyre deri në fund të vitit.

XS
SM
MD
LG