Lidhje

Shqetësim mbi sigurinë e materialeve bërthamore të Pakistanit

  • Zëri Amerikës

Špijunirati diplomate u UN-u - korak preko dozvoljene granice

Špijunirati diplomate u UN-u - korak preko dozvoljene granice

Mesazhet diplomatike amerikane të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks tregojnë shqetësim mbi sigurinë e materialeve bërthamore të Pakistanit dhe mbi përkushtimin e Islamabadit për të luftuar kryengritësit përgjatë kufirit të vendit me Afganistanin. Në një mesazh të vitit 2009, ambasadori amerikan në Pakistan thoshte se zyrtarët amerikanë ishin të shqetësuar se dikush që punonte në një uzinë bërthamore pakistaneze mund të kontrabandonte gradualisht material të mjaftueshëm për të prodhuar armë bërthamore. Gazeta New York Times dhe Guardian i njoftuan hollësitë e mesazhit dje. Agjencia franceze e lajmeve citoi një zëdhënës të zyrës pakistaneze për marrëdhëniet me jashtë të thoshte se kjo frikë ishte pa vend. Ndërkohë, Interpoli e ka vënë themeluesin e Wikileaks Xhulian Asanzh në listën e personave më të kërkuar pasi Suedia lëshoi një urdhër arresti për të nën akuzat për përdhunim.

XS
SM
MD
LG