Lidhje

Shqetësimet ekonomike nxisin tensionet mes Francës dhe Britanisë

  • Lisa Bryant

Shqetësimet ekonomike nxisin tensionet mes Francës dhe Britanisë

Shqetësimet ekonomike nxisin tensionet mes Francës dhe Britanisë

Rritja e vogël ekonomike dhe borxhet e mëdha i kanë tendosur lidhjet mes Bashkimin Evropian këtë vit, duke ngritur argumentet se Evropa ose duhet të qendrojë më e lidhur nga ana fiskale dhe ekonomike, ose të përballet me perspektivën se eurozona prej 17 vendesh mund të shpërbëhet.

Britania, e cila nuk është pjesë e eurozonës, e bëri të qartë në fillim të muajit se nuk do të bëhej pjesë a një pakti të ri fiskal të nxitur nga Franca dhe Gjermania. Kjo ka tendosur marrëdhëniet mes Francës dhe Britanisë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe komentet nga zyrtarët e qeverisë franceze, sikurse ministri francez i ekonomisë Francois Baroin.

Gjatë një interviste në radio, zoti Baroi hodhi poshtë ndonjë mësim ekonomik nga Britania. Ekonomia britanike është shumë shqetësuese, tha ai, duke shtuar se ishte më e preferuar të jesh francez tani sesa britanik.

Njoftimet thonë se Britania i ka kundërshtuar këto njoftime dhe citime të tjera franceze. Tomasz Michalski, profesor në shkollën e biznesit HEC në Paris thotë se si Franca ashtu edhe Britania duhet të shqetësohen.

“Po të shikosh të dhënat ekonomike, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar nuk i kanë punët mirë. Kanë borxhe të medha në krahasim e të ardhurat. Franca ka rreth 90 përqind dhe Britania rreth 80 përqind. Të dy vendet rrezikojnë recesionin. Ndaj perspektivat që të dy vendet të marrin borxhe të tjera në të ardhmen janë ende të larta.”

Agjencitë e vlerësimit, përfshi Fitch Ratings të premten, kanë paralajmëruar për mundësinë e zhvlerësimit të kreditimit për Francën. Kjo do të ishte një goditje për fushatën e presidentit francez Nicolas Sarkozy për rizgjedhje vitin që vjen.

“Sarkozy nuk ndjehet mirë me zhvlerësimin e kreditimit për Francën para zgjedhjeve presidenciale. Sepse do të ndodhte nën drejtimin e tij dhe ai do të mbahej përgjegjës.”

Faktikisht, parashikimet për Evropën si e tërë janë të zymta. Banka Qendrore Evropiane përmes një raporti të henën parashikoi kohë të vështira ekonomike gjatë vitit që vjen, me rritje të vogël ekonomike dhe shkurtime të financimeve për bankat. Por në takimin me ligjvënësit evropianë, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi menjanoi drojën për një shpërbërje të eurozonës.

“Nuk kam dyshime për fuqinë e euros, qëndrueshmërinë dhe pakthyeshmërinë e saj. Monedha e njëjtësuar është e pakthyeshme.”

Të henën, ministrat evropian të financave ranë dakord të akordojnë 196 miliard dollarë për Fondin Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar në lehtësimin e gjendjes për ekonomitë e trazuara të eurozonës. Por shuma faktikisht ishte premtuar të ishte 261 miliard dollarë nga udhëheqësit evropian. Sipas njoftimeve, Britania nuk pranoi të kontribonte për këtë fond.

XS
SM
MD
LG