Lidhje

Shqipëri: Debate të gjata në parlament


Në Shqipëri për gati 6 orë parlamenti u përfshi në debate të gjata rreth kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për emërimet në administratën publike që nga shtatori i vitit të kaluar kur në pushtet u ngjit e majta.
Opozita deklaroi se kërkesa e saj synon verifikimin e mjaft emërimeve sipas saj kriminale. E djathta prej kohësh po denoncon periodikisht emërime në poste kyce të personave që sipas saj janë me precedentë penalë. Gjatë diskutimeve të sotme nuk munguan akuzat sipas të cilave e majta po shpërblen njerëz të përfshirë në trafiqe të ndryshme.
Përfaqësuesit e shumicës deklaruan se ishin dakort me ngritjen e një komisioni hetimor, por sipas tyre formulimi i objektit të hetimit binte ndesh me kushtetutën duke qenë se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim gjykate. E majta propozoi si kompromis një modifikim të objektit të hetimit dhe shtrirjen e veprimtarisë së tij që nga viti 2009. Një propozim i cili u quajt i pakuptimtë nga e djathta përsa kohë shumica i ka të gjitha instrumentat, edhe pa komision hetimor, që të verifikojë emërimet e periudhave të mëparshme.
Pas mbylljes së diksutimeve për këtë pikë, në parlament ka nisur diskutimi i përfundimeve të një tjetër komisioni hetimor, atij për emërimet dhe lëvizjet në policinë e Shtetit
XS
SM
MD
LG