Lidhje

Shqipëri: Mblidhen vendet e Kartës së Adriatikut


Adriatic Charter

Adriatic Charter

Në Shqipëri përfaqësues të parlamenteve nga 7 vende të Ballkanit perëndimor u mblodhën sot në Tiranë për të diskutuar rreth forcimit të bashkëpunimit në kuadër të Kartës së Adriatikut, nismës së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar anëtarësimin e këtyre vendeve në Nato

Karta e Adriatikut mori jetë në vitin 2003 mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Në 2008 asaj iu bashkua edhe Mali i Zi dhe Bosnja. Shqipëria dhe Kroacia u anëtarësuan në Nato në vitin 2009. Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta tha se vendi i tij i qëndron besnik politikës së dyerve të hapura të Natos duke parë rezultatet që kjo politikë ka prodhur vitet e fundit, tha ai. Zoti Meta theksoi si të rëndësishëm zgjerimin e Kartës së Adriatikut edhe me Serbinë e Kosovën.

Gjatë takimit i theksua se integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit perëndimor në strukturat euro-atlantike do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit të vetë rajonit. Sipas ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, “paqja që gëzon sot rajoni nuk duhet marrë e mirëqenë, pasi, një rajon që nuk është i integruar plotësisht nuk mund të eksportojë siguri”, deklaroi zoti Bushati.

Nga ana e tij ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu rikonfirmoi “përkushtimin e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin dhe për të mbrojtur të drejtat njeriut dhe liritë civile për të gjithë individët në rajon. Aleanca mundet dhe duhet të pranojë anëtarë të rinj kur ata të jenë gati”, deklaroi ambasadori Arvizu.
XS
SM
MD
LG