Lidhje

Shqipëri: Opozita, akuza ndaj Drejtorit të Policisë


Në Shqipëri përfaqësuesit e opozitës në Komisionin hetimor parlamentar për shkarkimet dhe emërimet në polici, akuzuan sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Artan Didi për vrasjen e një qytetari të pafajshëm grek gjatë një operacioni policor në 1999, duke transmetuar edhe pamje filmike të ngjarjes.
Bëhet fjalë për një ngjarje ku një shqiptar Flamur Pisli mori mori peng një autobus në Greqi dhe mundi të udhëtonte me të deri në brendësi të territorit shqiptar, ku më pas ai u qëllua nga forcat e policisë. Gjatë operacioni mbeti i vrarë dhe një qytetar grek. Sipas përfaqësuesve të opozitës ai ishte qëlluar nga zoti Artan Didi, i cili në atë kohë drejtonte operacionin ndaj pengmarrësit. Hetimet e zhvilluara për ngjarjen kishin nxjerre si përfundim se shtetasi grek ishte qëlluar nga pengmarrësi. Por duke komentuar pamjet filmike, përfaqësuesit e opozitës thanë sot se ngjarja është shumë e rëndë dhe se do të kërkojnë hetime nga prokuroria. Kjo video në fakt është transmetuar që një vit më parë nga televizioni News 24.
Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë nuk kanë bërë komente mbi pamjet e transmetuara sot. Ndërkohë që nënkryetari socialist i komisionit hetimor parlamentar Taulant Balla deklaroi se ajo ngjarje është sipas tij "një provë e përkushtimit të zotit Didi i cili ka vënë jetën në rrezik, sikundër ka ndodhur edhe në raste të tjera në operacionet ndaj disa elementëve të dyshuar si pjestarë të grupeve terroriste fondamentaliste në fund të viteve ’90 në Shqipëri", deklaroi zoti Balla.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG