Lidhje

Shqipëria nderon 9 Majin me veprimtari


Shqipëria nderoi sot 9 Majin - Ditën e Europës - me një seri veprimtarish kulturore dhe politike. Përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe politikës shqiptare morën pjesë në veprimtari të fëmijëve dhe të rinjve, duke shprehur besimin se së shpejti Shqipëria do të hedhë një hap një hap të ri drejt Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama tha në një nga ceremonitë e festës se Dita e Europës është kurajë për bashkëpunim, dhe se Shqipëria do ta çojë përpara projektin e saj europian. “Shqipëria ka nevojë për Europën, dhe Europa ka nevojë për Shqipërinë, ndaj është një histori që duhet ta shkruajnë së bashku” - tha zoti Rama. Ai tha se për hir të Europës Ballkani kapërceu lumenjtë e gjakut, dhe u vendos paqja. Sipas tij, nevoja për Europën e shtyu Ballkanin të hapë një faqe të re. Atë që Ballkani bëri në emër të Europës, Europa duhet ta bëjë në emër të Ballkanit.

Shqipëria po pret me padurim një vendim të qershorit nëse do ta marrë nga BE-ja statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim. Forcat politike janë shprehur se kjo është një aspiratë e përbashkët. Të dyja grupet politike besojnë se ecja e sigurtë e Shqipërisë drejt Europës është vendosmëria për reforma, ku e gjithë shoqëria është bërë pjesë e procesit të integrimit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG