Lidhje

Shqipëria pritet të fillojë importimin e energjisë


Damian Gjiknuri, Ministër i Energjitikës

Damian Gjiknuri, Ministër i Energjitikës

Qeveria shqiptare po merr masa për të importuar energji elektrike me vlerë deri në 90 milion euro si pasojë e thatësirës që ka shkaktuar humbjen e prodhimin vendas.

Gjatë një viti me shira të paktë, uji në hidrocentralet e vendit është pakësuar deri në 40 për qind. Shqipëria mbështetet thuajse tërësisht te hidrocentralet për prodhimin e energjisë.

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha në një konferencë të kohëve të fundit se qeveria është e gatshme të marrë masa për t'u përballur me një skenar pesimist nëse thatësira vazhdon.

"Ne duhet t'i përqendrojmë politikat tona në sigurimin e energjisë me një çmim të pranueshëm dhe në mënyrë të qëndrueshme që të hapim dritaren e zhvillimit për më vonë," tha zoti Gjiknuri.

Ai tha se Shqipëria do të përpiqet të menaxhojë më mirë liqenet e tre hidrocentraleve të saj në lumin Drin, duke shkëmbyer energji elektrike me Kosovën dhe duke importuar.

"Me parashikimet e tanishme, importet tona të energjisë nga KESH-i, furnizuesi ynë me shumicë, do të shkojnë në 80-90 milionë euro," i tha zoti Gjiknuri televizionit Reuters.

Ai tha se ndryshimet klimatike në vjeshtë mund ta pakësojnë nevojën.

Duke e përshkruar vjedhjen e energjisë elektrike si një dukuri të ngulitur në Shqipëri, që rrënon shëndetin financiar të vendit, zoti Gjiknuri tha se qeveria po lufton me vendosmëri kundër humbjeve.

"Unë mendoj se çdo muaj kemi një pakësim të humbjeve. Po të bëjmë një krahasim, në tetor humbjet kanë qenë rreth 52-53 për qind, ndërsa tani që po flasim janë rreth 42 për qind", tha ministri.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në muajin shkurt i akordoi Shqipërisë një hua prej rreth 460 milion dollarësh për nevojat e saj të jashtme të financimit, e ka këshilluar qeverinë të fillojë reformën në energji për të shmangur rreziqet në fushën e likuiditetit dhe të qëndrueshmërisë afatgjatë.
XS
SM
MD
LG