Lidhje

Shqipëria në bisedime për naftësjellësin Trans Adriatic

  • Armand Mero

Shqipëria në bisedime për naftësjellësin Trans Adriatic

Shqipëria në bisedime për naftësjellësin Trans Adriatic

Shqipëria nisi sot bisedimet për nënshkrimin e një tjetër marrëveshjeje me drejtuesit e projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline, cili parashikon të çojë në Europë përmes lidhjes së Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, gazin nga rezervat e Azerbajxhanit.

Bisedimet e sotme u zhvilluan në ministrinë e ekonomisë për Kontratën e Lejes së vendit pritës e cila përcakton kërkesat specifike që duhet të ndiqen gjatë zbatimit të projektit. Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline mbështetet nga tre kompani të fuqishme të sektorit të energjisë në Europë, Egl-ja zvicerane, Statoil norvegjeze dhe gjigandi gjerman E.ON Ruhrgas.

Deri më tani projekti ka kapërcyer disa faza. Eshtë bërë studimi ambjental në Shqipëri, ku do të kalojnë mbi 200 kilometer tubacione, si dhe është firmosur dhe një marrëveshje për një pikëlidhje të tij në zonën e Fierit me një tjetër gazsjellës që do të furnizojë Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacinë. Konkurrentet e këtij projekti janë ai Nabucco që parashikon të lidhe Turqinë me Austrinë si dhe interkonektori Itali Greqi, që shmang kalimin nga territori shqiptar. Për drejtorin e Përgjithshëm të Trans Adriatic Pipeline Kjetil Jungland, kalimi përmes Shqipërisë dhe distanca e shkurtër e lidhjes nënujore me Italinë janë pikat e forta të këtij gazsjellësi.

XS
SM
MD
LG