Lidhje

Shqipëria, më pak banorë


Shqipëria, më pak banorë
Shqipëria, më pak banorë

Numri i banorëve të Shqipërisë është zvogëluar në krahasim me vitin 2001. Ky është rezultati i dalë nga rregjistrimi i realizuar në muajin tetor, ndonëse bëhet fjalë për të dhëna paraprake.

Sipas institutit të Statistikave i cili udhëhoqi procesin e regjistrmit apo sic njihet ndryshe Censusi, në Shqipëri jetojnë 2.831.741 banorë, përkundrejt 3.069.275 që rezultuan nga regjistrimi i dhjetë viteve më parë. Bëhet fjalë për një zvogëlim prej afër 7.7 përqind që sipas Instat mund të jetë si shkak i “emigracionit të gjerë dhe uljes së numrit të lindjeve”. Janë afër 237 mijë banorë më pak, por duke mbajtur parasysh edhe faktin e lindjeve, pavarësisht se në rënie, atëherë numri i atyre që kanë braktisur vendin në këtë dhjetëvjecar është shumë më i lartë.

Për herë të parë sipas rezultateve paraprake të censusit numri i popullsisë që jeton në qytet ka kaluar me mbi 7 përqind atë që jeton në fshat. Në numër thuajse të barabartë ndërkohë, meshkujt dhe femrat. Ndërsa nga regjistrimi i banesave rezulton se ne këtë dhjetvjecar numri i banesave është rritur me 37 përqind duke shkuar më shumë se 1 milion.

XS
SM
MD
LG