Lidhje

Shqipëri: Parlamenti rrëzoi kandidaturën e z. Sali Shehu për kreun e KLSH-së

  • Armand Mero

Shqipëri: Parlamenti rrëzoi kandidaturën e z. Sali Shehu për kreun e KLSH-së

Shqipëri: Parlamenti rrëzoi kandidaturën e z. Sali Shehu për kreun e KLSH-së

Në Shqipëri parlamenti rrëzoi kandidaturën e zotit Sali Shehu për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i propozuar nga presidenti Bamir Topi. Kundër kësaj kandidature votuan deputetët e shumicës ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Rrëzimi për emërimin e zotit Shehu ishte paralajmëruar nga shumica sipas të cilës zoti Shehu nuk plotësonte kriteret dhe se kandidatura e tij kishte ardhur nga presidenti Topi pa u konsultuar më parë me parlamentin.

Zoti Shehu ka qenë për dy legjislatura me radhë deputet i partisë demokratike, ndërsa nuk u përfshi në listën e kësaj partie në zgjedhjet e 2009. Ai njihet si një person i afërt me presidentin Topi. Rrëzimi i kësaj kandidature konfirmon edhe një herë konfliktin e hapur mes shumicës në pushtet dhe kreut të shtetit, një konflikt i cili është shfaqur tanimë haptazi, vecanërisht pas deklarimeve të kreut te shtetit, mbi mundësinë e krijimit të një force të re politike të djathtë në përfundim të mandatit të tij si president.

Po sonte parlamenti miratoi edhe gjashtë kandidatura për në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tre nga kandidaturat, mes të cilëve edhe guvernatori aktual Ardian Fullani, ishin propozuar nga qeveria dhe u kundërshtuan nga opozita. Ndërsa tre kandidaturat që i takonin parlamentit, mes të cilave dhe një nga opozita, deputetja aktuale Ermelinda Meksi, u votuan me konsensusin e të dy palëve.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtarë, 7 prej të cilëve u kishte mbaruar mandati. Anëtari i ri i shtatë do të zgjidhet nga vetë Këshilli. Pas kësaj mes tyre presidenti Bamir Topi do të duhet të përzgjedhë edhe guvernatorin e ri të Bankës.

XS
SM
MD
LG