Lidhje

Shqipëri, 2011-ta shënon numrin më të madh të infeksioneve me HIV


Shqipëri, 2011-ta shënon numrin më të madh të infeksioneve me HIV
Shqipëri, 2011-ta shënon numrin më të madh të infeksioneve me HIV

Në Shqipëri viti 2011 shënoi edhe numrin më të madh të rasteve me infeksionin HIV duke regjistruar 65 të tilla. Në total numri i të prekurve që prej vitit 1993 arrin në 478.

Mjafton të bësh një krahasim të shifrave për të kuptuar se ecuria e Hiv/Aids në Shqipëri ka njohur vetëm rritje, me përjashtim të vitit të shkuar. Një tregues që sipas specialistëve dëshmon se nevojiten masa më të shumta parandaluese. Shqetësim për Shqipërinë është diagnostikimi në fazë të vonë, gjë që bën që të prekurit të paraqiten kur kanë kaluar në stadin e sëmundjes. Në fakt afër 40 përqind e të prekurve marrin tanimë trajtim. Janë 161 persona mes të cilëve edhe 14 fëmije, ndërsa 10 fëmijë të tjerë janë të infektuar. Shumica e fëmijëve janë infektuar direkt nga nëna, një fakt që nxjerr në pah sipas specialistëve nevojën e një programi për parandalimin e transmetimit nga nëna te fëmija. Rruga me përhapur e transmetimit në Shqipëri mbetet ajo seksuale.

Por vendi rrezikon të përballet këtë vit edhe me një problem financiar duke qenë se Fondi Global për të luftuar AIDS, tuberkulozin dhe malarjen do të ndërpresë financimet e tij. Në fazën aktuale vetëm për trajtimin e të sëmurëve me Sida nevojiten afër 150 mijë euro, pa folur këtu për nevojat për parandalim dhe ndërgjegjësim. Ky shqetësim u ngrit me forcë sot nga Rrjeti kombëtar për HIV/AIDS drogat dhe shëndetin riprodhues, një grup organizatash vullnetare që veprojnë në këto fusha.

XS
SM
MD
LG