Lidhje

Shqipëri: 4000 vëzhgues gati për të ndjekur zgjedhjet e 8 majit


Shqipëri: 4000 vëzhgues gati për të ndjekur zgjedhjet e 8 majit

Shqipëri: 4000 vëzhgues gati për të ndjekur zgjedhjet e 8 majit

Nje rol te rendesishem ne zgjedhjet vendore neser ne Shqiperi e kane edhe vezhguesit vendas. Ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve jane regjistruar mbi 4 mije vezhgues, qe jane ndare ne grupe te levizshme dhe të stacionuara. Nje vecanti sivjet, organizatat e grave jane bere vezhguese per te studiuar pjesemarrjen e grave ne zgjedhje.

Vëzhguesit vendas kanë bërë gjithçka gati për të ndjekur nga afër të dielën zgjedhjet e pushtetit vendor. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë akredituar më shumë se 4 mijë vëzhgues vendorë, pjesëtarë të disa organizatave. Edhe këtë vit shoqëria civile ka grumbulluar energji të mjaftueshme për të vëzhguar procesin zgjedhor. Krahas koalicionit të vëzhguesve me 900 vëzhgues me grupe të lëvizshme, risia këtë vit janë vëzhguesit e palëvizshëm të unionit shqiptar të cilësisë së jetës si dhe forumi i organizatave të grave, që do të ndjekin pjesëmarrjen e grave në zgjedhje.

“Në kërkesat e para ndaj vëzhguesve është rrjedhshmëria e procesit zgjedhor” - thotë Kristaq Kume, drejtues i Institutit për zhvillimin e demokracisë dhe sistemeve zgjedhore. - Vëzhguesit do të studjojnë se cili është shkaku kryesor që mund të pengojë normalitetin e zgjedhjeve, mungesat e njerëzve në listat zgjedhore, apo ndërhyrje nga persona të paautorizuar”. Zoti Kume thotë se vëzhguesit vendorë do të garantojë një vëzhgim të pavarur për zbatimin e ligjit, dhe nga ana tjetër ata do të jenë bashkëpunues të vëzhguesve të huaj.

Zgjedhjet vendore të 8 majit po priten me interesim nga qytetarët që votojnë për drejtuesit e komunitetit të tyre. Mbi 150 mijë të rij votojnë për herë të parë, krahas disa miliona të tjerë. Tashmë po mbërrjnë edhe vëzhguesit afatshkurtër nga OSBE dhe Këshilli i Europës dhe shumë vende të tjera.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG