Lidhje

Shqipëri, të paktën 11 të vdekur nga aksidenti në Himarë

  • Armand Mero

Një aksident i rëndë rrugor ndhi sot pasdite në Shqipëri, në zonën e Himarës në jug të vendit, kur një autobus me afër 40 studente të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan ka rënë në një greminë nga një latësi prej afër 80 metra.


Të dhënat e para nga spitali i Himarës, flasin për të paktën 11 të vdekur, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit, ndërsa 10 të tjerë janë në gjendje të rëndë për jetën. Policia deri tani ka bërë të njohur se ka ndihmuar dhe ka transportuar drejt spitaleve mbi 20 studentë.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset, forca të shumta policie, si dhe helikopterë të Policisë, Shëndetësisë dhe ministrisë së Mbrojtjes. Gjashtë studente në gjendje të rëndë, janë nisur me helikopter drejt Tiranës.


Nga Çikago, ku ndodhet në takimin e nivelit të lartë të Natos, kryeministri Berisha ka shprehur ngushëllimet për viktimat, ndërsa nga Tirana drejt Himarës janë nisur edhe ministri i Brendshëm Bujar Nishani se bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari socialist Edi Rama i cili ka folur për një tragjedi të tmerrshme, duke kërkuar nga bashkitë socialiste të zonës të bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha strukturat shtetërore për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve.

XS
SM
MD
LG