Lidhje

Shqipëri, ambasadori Bosch u bën thirrje palëve të pranojnë kompromisin

  • Armand Mero

Shqipëri, ambasadori Bosch u bën thirrje palëve të pranojnë kompromisin

Shqipëri, ambasadori Bosch u bën thirrje palëve të pranojnë kompromisin

Në Shqipëri, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch tha se qeveria dhe opozita kanë në tryezë një mundësi shumë të mirë kompromisi dhe bëri thirrje që palët ta pranojnë atë pa humbur kohë. Ambasadori i OSBE-së nënvizoi se formula e kompromisit ka mbështetjen edhe të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas disa burimeve përfaqësues të të dyja paleve, bashkepunëtorë të afërt të kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama jane takuar dje dhe kanë diskutuar mbi mundësitë e kompromisit.

Ndërkaq mbrëmë në Tiranë u mbajt protesta tjeter e organizuar nga opozita ne bulevardin qendror te kryeqytetit prane selise se Qeverisë ku zhvillohet prej 14 ditësh greva e urisë së deputeteve dhe perkrahesve te Partisë Socialiste. Manifestues nga qytete te ndryshme te vendit morën pjesë në protestë.

XS
SM
MD
LG