Lidhje

Takim ndërparlamentar BE-Shqipëri


Kryetari i delegacionit të parlamentit europian Kukan: Statusi i arritshëm. Nevojitet ende punë. Replika gjatë mbledhjes mes përfaqësuesve të shumicës dhe opozitës

Në Tiranë, sot pasdite nis takimi i gjashtë i komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, ku marrin pjesë deputetë të të dy parlamenteve. Në takimin i cili vazhdon dhe nesër do të diskutohet mbi aspekte të ndryshme të ecurisë së procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
BE - Shqiperi
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:08 0:00

Në rendin e ditës së mbledhjes së përbashkët janë parashikuar tema të ndryshme që nga ato që lidhen me zbatimin e ligjit për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, te reformat në gjyqësor e administratë dhe cështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, me ekonominë dhe bashkëpunimin rajonal.

Takimi i sotëm vjen dy javë pasi komisioni europian i rekomandoi vendeve anëtarë që Shqipërisë t’i jepet Statusi kandidat. Kryetari delegacionit të parlamentit europian për Ballkanin Eduard Kukan tha se “Statusi është i arritshëm por nuk vjen automatikisht, dhe se ka nevojë për punë që procesi të rrënjësohet në politikën e vendit”. Ai konsideroi si thelbësor dialogun mes forcave politike

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati rikonfirmoi angazhimin për të plotësuar të gjithë detyrimet e vecanërisht objektivat e vëna për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Ndërsa përfaqësuesi demokrat Aldo Bumci theksoi se procesit do t’i jepet një mbështetje e fortë nga opozita. Ai shprehu megjithatë shqetësime për veprimet e qeverisë së re lidhur me emërimet në administratë dhe vendimet për të ardhmen ekonomike të vendit.

Gjatë mbledhjes së pasdites së sotme, ka patur më pas replika mes palëve, rreth zhvillimeve të fundit në vend, të përqëndruara kryesisht në lëvizjet në administratë, por edhe për cështje që lidhen me korrupsionin. Takimi do të mbyllet nesër, ku pritet të ketë edhe një deklaratë të përbashkët, nëse për tekstin e saj do të ketë konsensus mes palëve.
XS
SM
MD
LG