Lidhje

Tre ligjet per reformat


Tre ligjet per reformat
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se shumica do të thërrasë të hënën parlamentin për votimin e tre ligjeve dhe reformave të kërkuara nga Komisioni europian si një kusht për të rekomanduar dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Ky vendim I kryeministrit vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të Lëvizjes socialiste për Integrim për votimin në parlament dhe hyrjen e tyre në fuqi shtatorin e ardhshëm kur do të jetë formuar edhe qeveria e re që do të dal nga zgjedhjet e 23 qershorit. Megjithatë zoti Berisha nuk specifikoi nëse e pranonte apo jo një variant të tillë. Tetorin e kaluar komisioni europian kërkoi që Shqipëria të miratonte ndryshimet në ligjin për Gjykatën e lartë, ligjin për Shërbimin civil dhe rregulloren e re të parlamentit. Ngërci për miratimn e tyre ka qenë edhe javët e fundit pjesë e betejës elektorale. Shumica ka akuzuar vazhdimisht partinë. socialiste se ka bllokuar integrimin europian të vendit

XS
SM
MD
LG