Lidhje

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

  • Armand Mero

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se shumica do të thërrasë të hënën parlamentin për votimin e tre ligjeve dhe reformave të kërkuara nga Komisioni europian si një kusht për të rekomanduar dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.




Ky vendim I kryeministrit vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të Lëvizjes socialiste për Integrim për votimin në parlament dhe hyrjen e tyre në fuqi shtatorin e ardhshëm kur do të jetë formuar edhe qeveria e re që do të dal nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Megjithatë zoti Berisha nuk specifikoi nëse e pranonte apo jo një variant të tillë. Tetorin e kaluar komisioni europian kërkoi që Shqipëria të miratonte ndryshimet në ligjin për Gjykatën e lartë, ligjin për Shërbimin civil dhe rregulloren e re të parlamentit.

Ngërci për miratimn e tyre ka qenë edhe javët e fundit pjesë e betejës elektorale. Shumica ka akuzuar vazhdimisht partinë socialiste se ka bllokuar integrimin europian të vendit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG